Të nderuar mësimdhënës ,prindër dhe nxënës!
Është një shtator ndryshe nga vitet tjera për shkak të pandemisë , një vit shkollor që fillon me plotë sfida dhe masa për kujdes që nuk i kemi përjetuar më parë .
Në këtë ditë të veçantë, i urojmë të gjithë nxënësit për fillimin e vitit shkollor dhe në veçanti ata që për herë të parë i bashkohen arsimit dhe fillojnë rrugën e tyre të dijes dhe ngritjes intelektuale që do të ju shërbejë gjatë gjithë jetës.
Urojmë të gjithê mësimdhënësit për punën e tyre të palodhshme në misionin më fisnik tê mësuesisë , si përpjekje për të qenë sa më lart në shkallën që meritojnë prindërit .
Ne do të vazhdojmë të bëjmë ende shumë më tepër në misionin tonë, sepse çka është bërë, është shumë në raport me atë ku ishim, por në raport ku duam të arrijmê , shumë më tepër mbetet për t’u bërë.
E ardhmja e brezit të ri është në duart tona dhe ne mund ta bëjmë atë të jetë më ndryshe, më e mirë për fëmijët dhe kombin tonë.

Ju dëshirojmë një vit shkollor të suksesshëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *