
Sot më datë 03.11.2021 në sh.f.k”Eqrem Çabej”-Sllatinë dhe atë periferike në Neproshten , në bazë të vendimit për digjitalizimin në arsim , mësonjëtoret e klasave të katërta janë pajisur me tabela elektronike të mençura të cilat do të kenë ndikim në mësimdhënie dhe mësim-nxënie sipas standardeve të shekullit 21, sepse në këtë mënyrë do të ngritet cilësia e arsimit, si qëllim kryesor për avancimin e teknikave të mësimdhënies.
