Të dashur nxënës e prindër! Të nderuar mësues !
Urimet më të mira për vitin e ri shkollor 2020-2021!
Edhe pse në rrethana të një viti jo të zakonshëm për mësimdhënie , dëshiroj t’iu drejtohemi të gjithëve me një urim të përzemërt dhe me dëshirën, që të gjithë së bashku të punojmë për të patur një vit shkollor sa më produktiv e cilësor. Një urim të veçantë për të gjithë nxënësit dhe sidomos për ata fëmijë që ndjekin klasën e parë. Kjo ditë le të jetë një moment ngazëllues, emocional dhe mbi të gjitha e një rëndësie të madhe, pasi u jep të gjithëve besim: mësuesve në misionin e tyre plot sfida, prindërve në lehtësimin e formimit tē personalitetit të fëmijës dhe nxënësve për arritje të shkëlqyera. Është moment për të reflektuar në rolin madhor që ka edukimi në shoqëri.
Të nderuar mësues! Duke njohur peshën e mësuesisē , Ju e njihni veten dhe misionin tuaj të shenjtë në edukimin e brezit të ri dhe vetëm atëherê e kuptoni se fëmijët dhe nxënësit janë nën petkun e punës tuaj. Ndaj shkolla duhet të përgatisë personalitetin e fëmijëve mbi vlerat dhe parimet qytetëruese , të edukojë qytetarë të vetëdijshëm dhe njerëz të aftë për t’u përballuar me sfidat e jetës dhe formimin e tij. Prandaj , me punën tonë , ne ndikojmë që nxënësi të kuptojë dijen, dhe me të vetmin qëllim që të njëjtën ta kthejë në aftësi. Është detyra jonë.
Të dashur nxënës! Shpresoj dhe besoj se çdo vit shkollor, ashtu edhe ky vit, duhet te jetë një kontribut i çmuar në formimin e personalitetit tuaj si nxënës, si qytetarë dhe mbi të gjitha si njerëz. Prandaj , përkushtimi dhe serioziteti që do ta merrni para vetes , do të iu ndihmojë në rrugën tuaj të edukimit dhe dijes. Pra, çdo etapë e shkollimit tuaj duhet të kuptohet si vizion për jetën që përcjellë dije, aftësi, pozitivitet, ekukatë, bashkëpunim, tolerancë, arritje. Shkolla i jep kuptim personalitetit dhe edukimit tuaj që do i’u vlejë për gjithë jetën. Përpiquni të punoni me përkushtim për arritje të suksesshme. Është detyra juaj.
Të dashur prindër! Bëhuni pjesë e bashkëpunimit dhe komunikimit me mësuesit e fëmijës tuaj, me të vetmin qëllim për të arritur synimet që ju keni për ta. Kuptojeni se misioni ynë dhe bashkëpunimi juaj ka një synim tê përbashkët në edukimin dhe formimimin e personalitetit të fëmijës tuaj , sepse këshilla juaj është ndihma jonë.
Me dëshirën që tê gjithê do të kontribojmë me më shumë përgjegjësi për një arsim sa më cilësor, ju uroj:
Suksese dhe mbarësi për vitin shkollor 2020-2021!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *