Të nderuar prindër ,
Ju njoftojmë se viti shkollor 2020/21 ,fillon më 1 tetor 2020 (e enjte ).
Ky vit shkollor do të nis në rrethana jo tê zakonshme dhe duke respektuar protokollet dhe masat mbrojtëse nga virusi -KOVID 19 .
Viti shkollor 2020/21 do të nis sipas pëlqimit të dhënë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ,që nxënësit nga klasa e I-rê deri në klasën e III-të ,do të ndjekin mësimin me prezencë fizike , kurse nga klasa e IV-të deri në klasën e IX-të mësimi do ta ndjekin në distancë (online).
Për dallim nga vitet e kaluara , nxënësit e grupit klasor mësimet do ti ndjekin paradite dhe atë si vijon;
-Klasa e I-rë ( ora 9:00)
-Klasa e II-tê (ora 8:30)
-Klasa e III-tê (ora 8:00),
-Klasa e IV- tê (online) dhe V-të (online) me fillim nga ora 8:00.
Mësimi i ciklit lëndor duke filluar nga klasa e VI-të deri në klasēn e IX-tê, do të zhvillohet pasdite me fillim nga ora 13:00 .
Ju urojmē një vit të suksesshëm dhe cilësorë.
Me respekt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *