
Programi vjetor i punës së shkollës fillore komunale: “Eqrem Çabej” – Sllatinë,
komuna e Tearcës, paraqet bazë të punës së suksesshme dhe të efektshme të saj, me të
cilin përcaktohen dhe planifikohen të gjitha aktivitetet e organeve dhe subjekteve të
shkollës gjatë vitit shkollor dhe planifikohen të gjitha ndryshimet progresive që
synohen të arrihen brenda vitit shkollor që pason. Kështu, ky program paraqet një
instrument të planifikimit të zhvillimit dhe përparimit të shkollës dhe cilësisë së
mësimit në tërësi.
