Në emër të drejtorisë dhe gjithë tê punësuarve në sh.f.k”Eqrem Çabej” -Sllatinë dhe asaj periferike në Neproshten , tê gjithë besimtarëve të fesê islame ua urojmë festën e Fitër Bajramit!
Muaji i Ramazanit ishte elementi më thelbësor i dashurisë ndaj Zotit ,ishte ndriçim më rrezatues ,forcë e madhe e cila arriti t’i rezistojê çdo force negative dhe të kapërcejë çdo forcë tjetër dhe po kështu kjo festë të na shërbejë për t’u ofruar ndihmë dhe dashuri njerëzve që kanë më së shumti nevojë ,për t’u gjetur pranë të varfërve dhe për të dëshmuar se bota do të jetê edhe më e mirë falë këtij angazhimi!
Urojmë që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin dhe gjithë veprat tuaja të mira gjatë muajit të Ramazanit dhe kjo ditë e bekuar t’ju gjejë nê harmoni, paqe e mirëkuptim me njëri-tjetrin , plot shëndet e mbarësi për të afërmit e të dashurit tuaj!
Urime dhe me fat festa e Fitër Bajramit !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *