
Të nderuar prindë! Jemi të vetëdijshëm se gjendemi përpara shumë sfidave në lëmin e edukimit, arsimit dhe shkollës në përgjithësi. Këto probleme nuk na prekin e shqetësojnë vetëm neve punëtorëve arsimor, por sigurisht se të njëjtët u preokupojnë edhe Juve si bashkëveprues shumë të rëndësishëm. Por, kjo nuk don të thotë që ne vetëm të identifikojmë e të numërojmë këto pengesa e pika të dobta në mbarëvajtjen e kësaj veprimtarie, e të drejtojmë shigjetat e kritikës për të shënjestruar të gjithë faktorët subjektivë e objektivë në këtë kontekst. Pretendimi ynë si mësimdhënës është që, të gjithë Ne bashkarisht – në kooperim të drejtpërdrejtë, të mobilizohemi e të japim kontributin tonë modest në përmirësimin e kësaj gjendjeje në të cilën jemi katandisur aktualisht, kur po ballafaqohemi edhe me situatën e pandemisë të shkaktuar nga Kovid 19. Nëse nuk mund të bëjmë “punë shumë të mëdha, mund të bëjmë punë të vogla, por me dashuri shumë të madhe”. Duke u nisur nga kjo devizë, pedagogu i shkollës fillore komunale: “Eqrem Çabej” – Sllatinë, ndërtoi këtë manual metodik për nevoja t’Uaja, si udhëzues për menaxhimin me detyrat, obligimet dhe angazhimet e nxënësit tonë, fëmijës t’Uaj, si dhe mbikëqyrjen e aktivitetit të tij, qoftë në punën e mësimnxënies, qoftë në “ezaurimin” e kohës së lirë të tij. Këtë fletushkë apo udhëzues metodik për prindë, e kam titulluar: “Ju, fëmija dhe detyrat e shtëpisë”, duke patur parasysh se do të Ju ndihmojmë në këtë pretendim.
Pedagogu i shkollës, Syrja Etemi
JU, FËMIJA JUAJ DHE DETYRAT E SHTËPISË
Fëmijët nuk mund të mësojnë gjthçka në orën mësimore, prandaj janë shumë me rëndësi detyrat e shtëpisë !
Detyrat e shtëpisë u ndihmojnë nxënësve në mësim.
Mësimdhënësit u japin detyra nxënësve për t’i ndihmuar.
DETYRË SHTËPIE: Lexoje mësimin (leksionin) disa herë.
Përgatitu për orë.
Mëso shkathtësi të cilat do të ndihmojnë të mësosh dhe të mendosh.
EKZISTOJNË DISA LLOJE TË DETYRAVE TË SHTËPISË
Për shembull , fëmijës suaj mund t’i jipet:
-të lexojë libër,doracak dhe material tjetër, bile edhe gazetë apo revistë;
-të shkruajë ese;
-të gjejë të dhëna për ndonjë problem;
-të zgjidh probleme matematikore;
-të punojë në projekte apo hulumtime nga lëndë të ndryshme shkollore.
DETYRAT E SHTËPISË U NDIHMOJNË MËSIMDHËNËSVE TË SHOHIN SE Ç’MUND
TË BËJË FËMIJA JUAJ MË MIRË DHE KU I DUHET NDIHMË
Mësoni më tepër……….
NDIHMA E PRINDËRVE MUND TË NXISË SHUMË NDRYSHIME
Kur prindërit i ndihmojnë fëmijët e tyre në shkollë dhe në obligimet shkollore, nxënësit :
-Tregojnë më tepër interesim.
-Duan të mësojnë dhe të punojnë sa më mirë që munden dhe dinë.
-Mësojnë më tepër.
-Më mirë i kuptojnë dhe i mbajnë në mend mësimet.
-Marrin nota më të mira, për të cilën gjë fëmija, por edhe prindërit ndjehen më të gëzuar.
-Arrijnë rezultate më të larta gjatë verifikimit të diturive……
-Kjo ua shton mundësit fëmijëve tuaj që me sukses të vazhdojnë shkollimin e mëtutjeshëm.
-Mësojnë të jenë të përgjegjshëm. (Kjo është një aftësi shumë e rëndësishme te fëmijët – në familje, në shkollë, ndërsa më vonë edhe në jetë.
Sukseset e garantuara, shprehitë e mira (pozitive), të cilat formohen në shkollë mund të zgjasin gjatë tërë jetës.
JO, NUK ËSHTË PATJETËR TË JENI MËSIMDHËNËS APO EKSPERT I NDONJË LËNDE MËSIMORE, PËR T’I NDIHMUAR FËMIJËS TUAJ NË ZGJIDHJEN APO BËRJEN E DETYRAVE TË SHTËPISË!!!
NËSE FËMIJA I JUAJ NUK KA DHOMË PUNE, PËRPIQUNI TË ADAPTONI NDONJË KËND NË BANESËN TUAJ KU AI DO TË MUND TË MËSOJË
Vendin ku fëmija i juaj do të mund të punojë detyrat e shtëpisë, do ta zgjedhni bashkarisht. Vend i mirë për mësim është :
– Hapësira me një ambient të qetë (sepse zhurma mund të zvogëlojë seriozisht koncentrimin e fëmijës)
-Vendi i këndshëm (i përshtatshëm)
Llogaritni që të ketë vend të mjaftueshëm për të shkruar në tavolinë;
ulëse komode të qëndrueshme dhe stabile.
Rregullonja vendin që të jetë sa më i këndshëm, kështu që fëmija i Juaj të ndjehet mirë e komod.
-Ndriçimi i mirë
Ndriçimi i mirë është kusht mjaft i rëndësishëm për të lexuar (mësuar)
-Vend adekuat të furnizuar me pajisje shkollore
Siguroni mjaft fleta, stilolapsa dhe lapsa të gdhendur mirë. Nëse është e mundur, përveç kompjuterit, të ketë edhe printer, markerë, salotejp, vizore e trekëndësha, shportë për mbeturinat etj.
Të ketë vend për librat shkollorë, përkatësisht bibliotekën personale,madje, fjalorë, atllasë, enciklopedi, etj.
BËNI ORAR DITOR PËR DETYRAT E SHTËPISË…
…Dhe do të shihni se fëmija i juaj do t’i përmbahet këtij orari.Përcaktoni orar të saktë të kohës së punës. Për shembull, për fëmijët e moshës nga 10 -14 vj. zakonisht preferohet një deri dy orë në ditë, ndonjëherë edhe më tepër.
Shmangiuni (u ikni) konflikteve!
Sportimi ose marrja me sport, seksionet e ndryshme, kurset e gjuhëve të huaja dhe aktivitetet tjera jashtëshkollore, janë gjithashtu të rëndësishme.
Bëhuni fleksibil, por nuk duhet të lejoni të cënohet koha e detyrave të shtëpisë.
Bëhuni “krahu i djathtë” i fëmijës tuaj
Tentoni që, gjithçka të afatizoni në kryerjen e detyrave dhe obligimeve shkollore në kohën
kur Ju jeni në shtëpi për të ndihmuar apo t’u jepni përgjijgje problemeve të caktuara.
PAS NDJEKJES SË MËSIMIT ONLLAJN,çkyçnja (fiknja) kompjuterin!
Koha e caktuar për kryerjen e detyrave të shtëpisë (D.Sh.) është e destinuar vetëm për këtë qëllim. Fëmija mund të kënaqet duke shikuar video, dëgjuar muzikë,duke luajtur në kompjuter apo për të biseduar në telefon, vetëm atëherë kur do të mbarojë detyrën.
MOS UA PUNONI VET DETYRAT E SHTËPISË FËMIJËS TUAJ
Ai ose ajo, nuk do të mund të mësojnë, po qe se Ju ia punoni detyrat.
Në vend të kësaj, Ju duhet që të veproni në këtë mënyrë:
Jepuni kohë!
Përkujtonja fëmijën Tuaj se, është koha për detyrat e shtëpisë.
Mos tentoni që Ju vet ta mësoni fëmijën Tuaj!
Këtë punë ua leni mësimdhënësve,
Por, nëse fëmijës i nevojitet ndihmë,
Atëherë:
– “Kërkoni dijen”,
Shfletoni bashkërisht udhëzimet në tekst;
– Punoni në problemin e parë bashkërisht;
– Mandej, ai (fëmija),vet le të vazhdojë.
Përgjigjuni në ndonjë pyetje kur mundeni
-Ndimoni fëmijën të mendojë çka është ajo që mëson, kështu:
-do të bëni krahasime
-do të bashkëbisedoni
-parashtroni pyetje dhe
-pritni përgjigje nga fëmija.
Orientonja drejt informacioneve apo burimeve plotësuese
Nëse fëmjia dikundi “ngec”, mund t’i propozoni: fjalor,atlas,enciklopedi,të kërkojë ndihmë në “Google”, nga shoku,mësimdhënësi, fqiu,etj.
INKUROJONJA FËMIJËN TUAJ QË, SË PARI VETË TË TENTOJË T’I ZGJIDH PROBLEMET, PASTAJ TË KËRKOJË NDIHMË NGA TË TJERËT!
