➢ Mësimi në shkollë fillon me 1 tetor 2020 dhe mbaron më 10 qershor 2021.

➢ Mësimi fillon në ora 8:00 para dite dhe zhvillohet me prezencë fzike për klasat e para,dyta dhe të treta.

➢Klasat e para dhe të dyta mësimin e ndjekin në dy grupe ,kurse klasat e treta në një grup.

➢Klasat e treta fillojnë me mësim në ora 8:00 dhe mbarojnë në ora 11:00.

➢Klasat e dyta:grupi i parë fillon në ora 8:30 dhe mbaron në ora 11:30,ndërsa grupi i dytë fillon në ora12:00 dhe mbaron në ora 15:00.

➢Klasat e para: grupi i parë fillon në ora 9:00 dhe mbaron në ora 12:00,ndërsa grupi i dytë fillon në ora12:30 dhe mbaron në ora 15:30.

➢ Mësimi për ciklin lëndor zhvillohet ne distancë duke filluar  nga  ora 8:00 para dite dhe mbaron në ora 12:40 , kurse pas dite nga ora 13:00 mësimi në distancë zhvillohet për ciklin klasor (IV,V) dhe mbaron në ora 17:40,

➢ Arsimtarët mësimin në distancvë e zhvillojnë nga shkolla dhe ora mësimore zgjat 30 min.

➢ Punonjësit në shkollë gjatë hyrjes në shkollë, gjatë qëndrimit në shkollë dhe gjatë mësimit janë të obliguar të respektojnë masën për mbajtjen e distancës fizike së paku 1,5 metër dhe të mbajnë maskë/ mbulesë të fytyrës përveç kur gjenden në hapësira të hapura në oborrin e shkollës duke ruajtur distancën e rekomanduar.

➢ Arsimtari nuk guxon të bëjë fyerje të kolegve të tij.

 ➢ Punonjësit në shkollë gjatë hyrjes në shkollë janë të obliguar të dezinfektojnë këpucët dhe duart.

➢ Të gjithë punonjësve ju matet temperatura trupore para hyrjes në shkollë me termometër digjital pa kontakt fizik, ndërsa në rast të rritjes së temperaturës (mbi 37.4°) punonjësi drejtohet tek mjeku amë.

➢ Arsimtari nuk guxon të bëjë fyerje dhe maltretim psiko-fizikë të nxënësve.

. ➢ Arsimtarët duhet të gjenden në vendin e punës 30 minuta para se të fillojë ora e tyre mësimore .

➢ Arsimtarët kujdestarë janë të detyruar të zbatojnë rendin dhe disiplinën në shkollë dhe të kujdesen për distance

➢ Pos në pushimin e madh, nxënësve nuk i’u lejohet shëtitja nëpër korridoret e shkollës dhe jashtë saj. Kjo është detyrim për arsimtarin kujdestar por edhe per arsimtarët tjerë.

➢ Mësimdhënësit duhet t′iu shmangin qëndrimeve të gjata në zyrën e mësimdhënësve , ndërsa duhet të mbajnë distancën e nevojshme fizike prej 1.5 metër.

 ➢ Sjellja e arsimtarëve ndaj nxënësve duhet të jetë korrekte dhe pa fyerje sepse para së gjithash duhet të dihet që nxënësi është personalitet dhe subjekt që duhet respektuar.

➢ Ndalohet përshëndetja me kontakt fizik për punonjësit në shkollë dhe nxënësit.

➢ Shkëmbimi i informacioneve me njeri-tjetrin dhe takimet e punës në shkollë duhet të realizohen duke shfrytëzuar lidhje me video konferenca.

➢ Arsimtarët në shkollë duhet të vijnë të veshur në bazë të rregullave pedagogjike.

➢ Për të gjitha problemet arsimtarët duhet me kujdes dhe me durim të bisedohet me nxënësit që në mënyrë të qetë dhe të kulturuar të gjejnë zgjidhje për të njëjtën. Arsimtarët duhet të kenë bashkëpunim të ngushtë me prindërit (posaçërisht udhëheqësi i paraleles) dhe të jetë në dispozicion për prindërit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *