
Të nderuar prindër ,
Në bazë të informacioneve për disa shkolla qê ua kanë dhënê prindërve si udhëzim, se është e nevojshme blerja e kompjuterit me konfigurime të caktuara në mënyrë që fëmijët të mund të ndjekin mësimet, ne po e përsërisim si vijon:
– Platforma nacionale për mësim në distancë (online) funksionon në pajisjet e mëposhtme IT: kompjuter desktop, kompjuter laptop, tablet dhe smartphone celular; – Platforma punon drejtpërdrejt me shfletimin e një uebi (Chrome, Microsoft Edge, Safari), dhe nuk është i nevojshëm instalimi i ndonjë programi shtesë.
Vetëm nê bazē të informacioneve të cilët jepen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), do të mund t’u përgjigjemi më lehtë sfidave në periudhën e përgatitjes për mësidhënie.
Me respekt,
